12:04 / 11.10.2020
Grabitet dhe sulmohet fizikisht nga 7 persona
Një person është futur me forcë në një veturë në Fushë Kosovë dhe është dërguar në një lokal në Prishtinë, ku aty është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga shtatë persona të tjerë të cilët me pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa motivi i rasti dyshohet të jetë një borxh që viktima u ka të dyshuarve.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.























