​Arrestohet për shitje droge, i gjendet një pikturë e vjetër italiane
BKT
Lajme

​Arrestohet për shitje droge, i gjendet një pikturë e vjetër italiane

Njësitë relevante të policisë kanë ndaluar dy vetura me targa vendore në Ferizaj, ku janë arrestuar dy të dyshuar për blerje, posedim dhe shitje të substancave naroktike .

Gatë kontrollit te të dyshuarit, në veturat e tyre, shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të njërit prej të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar 950.01 gram substanca të dyshuara të llojit heroinë, para të gatshme 710.25 euro, 20 dollar, një peshore digjitale, një pistoletë me dy karikatorë me nga 5 fishek, një pako me 35 fishek, një pikturë e vjetër italiane me vlerë të madhe e cila dyshohet se është e vjedhur, një këllëf i pistoletës, një jelek ati plumb, 6 telefona celular, dy vetura dhe disa dokumente dhe kartela bankare.

Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje . 


MË SHUME NGA Lajme