Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kazakistan-Shqipëri
BKT
Sport

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kazakistan-Shqipëri

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Kazakistan-Shqipëri ku bie padiskutim në sy prania e tre debutuesve në formacionin titullar të kuqezinjëve.

Bëhet fjalë për Armando Brojan në sulm, Marash Kumbullën në mbrojtje dhe Sherif Kallakun në mesfushë. Dy të parët janë aktivizuar për disa minuta në nga një takim, ndërkohë që për ish-mesfushorin e Teutës aktualisht pjesë e Lokomotivës së Zagrebit bëhet fjalë për një debutim absolut. Në 3-5-2 e Rejas ka vend edhe për lojtarë si Trashi, Abrashi, Bare apo edhe Manaj. Ndeshja Kazakistan - Shqipëri fillon në orën 15:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Formacionet zyrtare:

Kazakistani: (5-3-2)  Pokatilov, Bistrov, Maroçkin, Jernalov, Kerimzhanov, Sumjumbajev, Kuat, Tagibergen, Abiken, Zainutdinov, Aimbetov.  Trajner: M. Bilek.

Shqipëria: (3-5-2) Berisha, Kumbulla, Gjimshiti, Dermaku, Trashi, Veseli, Bare, Abrashi, Kallaku, Broja, Manaj. Trajner E. Reja.