Gjiganti evropian synon ta rrëmbej Ronaldon
BKT
Sport

Gjiganti evropian synon ta rrëmbej Ronaldon

Juventusi mund të mos jetë skuadra e madhe evropiane e fundit në të cilën Cristiano Ronaldo mund të luaj para se t’i jap fund karrierës së tij futbollistike.

Sipas lajmeve të fundit nga “Calciomercato” dhe “TuttoSport”, në vitin 2021, Ronaldo mund të largohet nga Juventusi dhe të bashkohet me gjigantin francez Paris-Saint-Germanin.

Gjithsesi ende nuk ka ndonjë konfirmim mbi këto zëra, por arsyet e largimit mund të jenë qështjet financiare të Juventusit si dhe mundësia e fitimit të Ligës së Kampionëve.

Përkundër kësaj, Ronaldo para pak ditësh deklaroi se do ta respektoj kontratën e tij me “Zonjën e vjetër”.