Nis ndeshja Kosovë-Slloveni
BKT
Sport

Nis ndeshja Kosovë-Slloveni

Ka nisur ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe Sllovenisë, raporton RTKLive.com.

“Dardanët” dhe sllovenët do të përballen në “Fadil Vokrri” në kuadër të Grupit C në Ligën e Kombeve.

Kosova në këtë duel kërkon këndelljen pas humbjes nga Maqedonia e Veriut. Skuadra jonë në sezonin e ri të Ligës së Kombeve, ka zhvilluar dy ndeshje, duke barazuar me Moldavinë (1-1), dhe duke pësuar disfate nga Greqia (1-2).

Kosova edhe në duel me Slloveninë hynë pa disa nga lojtarët kryesor, megjithatë, nga djemtë tonë që do të jenë në terren, pritet një angazhim i madh në mënyrë që të marrim rezultat pozitiv nga kjo sfidë, edhe pse përball Sllovenisë, nuk do të jetë aspak lehtë. /RTKLive/