Paqarada mohon përçarjet tek Kombëtarja: Skuadra është e bashkuar
BKT
Sport

Paqarada mohon përçarjet tek Kombëtarja: Skuadra është e bashkuar

Leart Paqarada ishte lojtari më i dalluar tek Kombëtarja e Kosovës në humbjen nga Sllovenia.

Kosova sonte u mund në “Fadil Vokrri” nga Sllovenia (0-1), në kuadër të Grupit C në Ligën e Kombeve.

Paqarada pas ndeshje në një prononcim për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), tha se dueli me Slloveninë ishte një sfidë e vështirë, por ai është i bindur së Kosova do t’u kthehet rezultateve pozitive. Ai e mohon së ka përçarje tek “Dardanët”.

“Ishte vështirë për ne. Na mungon një hap për më pas sukses. Besoj se në të ardhmen do të forcohemi. Rezultatet e mira do të vijnë shpejt”, tha Paqarada.

“Skuadra është e bashkuar”, theksoi ai.

Kosova ndeshjen e radhës e luan pas tri ditësh në udhëtim tek Greqia. /RTKLive/