Basha-farmacistëve: Do t’i japim fund monopolit në tregun e ilaçeve
BKT
Shqipëri

Basha-farmacistëve: Do t’i japim fund monopolit në tregun e ilaçeve

Kreu PD-së, Lulzim Basha, u takua me përfaqësuesit e “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë” të cilët i ngritën shqetësimin për situatën në tregun e barnave.

Sipas tyre monopolizimi i tregut të barnave nga disa kompani farmaceutike afër qeverisë, ka çuar në dëmtim të konkurrencës së ndershme dhe cilësisë së shërbimit.

Zoti Basha citohet nga zyra e shtypit të PD të ketë thënë në takim se për të Partinë Demokratike, në qendër do të jenë interesat e pacientëve.

“Do të marrin fund monopolet dhe në treg do të ketë barna cilësore, të sigurta dhe efikase, shërbim farmaceutik cilësor dhe të aksesueshëm nga të gjithë” ka theksuar Lulzim Basha./TCH


MË SHUME NGA Shqipëri