08:09 / 12.10.2020
Elton John tregon se pse prishi miqësinë me Rod Stewart
Elton John ka zbuluar se pse prishi raportet me muzikantin Rod Stewart.
Ylli i muzikës angleze ka vendosur se erdhi koha të tregojë haptazi për problemin me kolegun e tij, Rod Stewart, shkruan Daily Mail.
“Ai ka kapërcyer një vijë përtej rivalitetit miqësor” tha Elton John, pasi rokeri i Maggie May prishi turneun e tij.

Ata nuk kanë qenë në kushtet më të mira gjatë vitit të kaluar.
Tani besohet se Elton ka vendosur ta bëjë një hap më tej dhe të shpjegojë me fjalët e tij se çfarë ndodhi mes dy këngëtarëve në autobiografinë e tij.
Ndërsa një burim i afërt me Elton tha se “Kritikat e vazhdueshme me gjemba të Rodit për sukseset e tij të fundit kapërcyen një kufi përtej rivalitetit të tyre të zakonshëm miqësor”.























