Tom Cruise dhe Hayley Atwell vazhdojnë xhirimet e “Mission Impossible 7”
Ai ka qenë i zënë me xhirimin e skenave të reja për vazhdimin e radhës të filmit ikonik.
Dhe Tom Cruise të hënën u bashkua me aktoren Hayley Atwell për të filmuar skena të ashpra të “Mission Impossible 7” në Romë.
I nominuari për ‘Oscar’, 58 vjeçar dhe ylli i “Cinderella”, 38 vjeçare, mbajtën duart lart në një gjest mbrojtës ndërsa u urdhëruan të dilnin nga një makinë policie dhe të bëheshin ballë për veprimet e tyre.
Ylli i “Rain Man” kishte veshur një një jelek ngjyrë gri dhe pantallona të njëjta, i cili po ashtu mbante një këmishë të veshur të bardhë ku u shfaq gjatë disa momenteve duke biseduar me regjisorin Christopher McQuarrie.
Aktori fitues i shumë çmimeve është parë duke filmuar shumë skena emocionuese në muajt e fundit, duke përfshirë hedhjen me motor, hedhjen me parashutë etj.
Xhirimet për filmin e ardhshëm u ndaluan në Itali në fillim të këtij viti pasi rastet e coronavirusit u rritën ndjeshëm.























