Një tjetër uellsian drejt Tottenhamit, po e bind Gareth Bale
BKT
Sport

Një tjetër uellsian drejt Tottenhamit, po e bind Gareth Bale

Pavarësisht se markatoja është mbyllur, klubet e Premier League mund të shfrytëzojnë mundësitë e tyre përbrenda Ishullit për të transferuar lojtarë deri më 16 tetor.

Pikërisht deri në këtë date Tottenhami, dhe jo vetëm, mund të bëjë lëvizjet e fundit në merkato.

“Spurs”-at gjatë 5 ditëve të mbetura do të synojnë t’i rrëmbejnë Swansea-t uellsianin Joe Rodon. Për të arritur te 22-vjeçari, skuadra nga Londra do të përdorë “kartën” Gareth Bale, i cili mund të bindë bashkëkombësin e tij t’i bashkohet te Tottenhami.

Sipas medieve angleze, Rodon ka shprehur shpeshherë dëshirën për t’u transferuar te Tottenhami dhe e gjithë marrëveshja mund të mbyllet për 13 milionë stërlina gjatë kësaj jave.