BTS në majë të klasifikimeve
Djemtë koreanojugor koncert online me 100 adhurues.
Grupi i famshëm korean BTS po arrin që të thyejë rekorde të shumta duke lënë pas artistë me emër në tregun ndërkombëtar.
Më shumë se 100 milionë adhurues të grupit kanë ndjekur koncertin e parë online të shtatë djemve koreanojugor, të cilët kohët e fundit kanë fituar mjaft popullaritet.
Gjatë tërë kohës së performancës ekranet e vogla të vendosura në prapaskenë shfaqnin pamjet e miliona fansave nga çdo cep i botës. Grupi hoqi dorë nga ideja fillestare për të mbajtur koncert live me numër të kufizuar pjesëmarrësish. Kjo erdhi pasi që qeveria në Seul mori vendim për ashpërsimin e masave për distancim fizik, pas shtimit të rasteve të reja me koronavirus në vend.
Ata performuan disa prej këngëve si Dynamite që është kënga e parë e BTS e kënduar e tëra në anglisht dhe që vijon që të qëndrojë në krye të listës së 100 këngëve më të mira të “Billboard Hot 100”.
Që nga debutimi në 2013, BTS është shndërruar në grupin muzikor më të pëlqyer, duke sjellë ritme edhe tekste shumë të veçanta, si dhe aktivitete që kanë realizuar ku në qendër kanë qenë të rinjtë. Pandemia e Covid-19 i anuloi atyre edhe turin që do të bënin në disa vende të botës.























