Ministri Veliu nesër do të ndajë patentë-shoferin e parë ndërkombëtar
BKT
Lajme

Ministri Veliu nesër do të ndajë patentë-shoferin e parë ndërkombëtar

Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të mbajë ceremoninë e ndarjes së patentë-shoferëve ndërkombëtarë, pas fillimit të prodhimit javën e kaluar.

Ceremonia mbahet nesër, duke filluar në ora 10:00, në objektin e ARC-së, ku me këtë rast ministri Agim Veliu edhe zyrtarisht do të ndajë patentë-shoferin e parë ndërkombëtar.


MË SHUME NGA Lajme