Holanda do ta mbështesë Kosovën me projekte zhvillimore
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka pritur në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.
Në takim u bisedua për për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë për përballjen me pandeminë COVID-19, angazhimin për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Hoti tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes të dy vendeve, duke i dhënë përparësi fushës së ekonomisë, përkatësisht sektorit të bujqësisë.
Ndërkaq diplomatja holandeze e falënderoi shefin e qeverisë për pritjen.
Ajo spikati faktin se vendi i saj do ta mbështesë Kosovën me projekte zhvillimore, si dhe do të përkushtohet që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të thellohet edhe më tej.























