Të famshmit që patën lidhje dashurie mes vete
BKT
Magazina

Të famshmit që patën lidhje dashurie mes vete

Derisa shumë yje ndërkombëtare nuk kursehen duke shpërndarë çdo gjë nga privatësia e tyre, të tjerë mundohen të mbajnë sekrete shumta.

Pete Wicks është njëri prej tyre i cili vite më pas zbuloi lidhjen me Chloe Sims, të cilët kishin qenë në lidhje për dy vite, shkruan The Sun.

Kohë të njëjtë sikurse këta të fundit kaluan edhe Calum Best dhe Lindsay Lohan.

Ata u ndanë për shkak se dëshironin të shijonin më shumë kohën si beqarë, ndërsa festat dhe daljet e shumta ishin primare për ta.

Muzikanti i njohur Moby është tjetri që ka përmendur  se ka qenë në lidhje me Natalie Portman, derisa ai ishte 33 vjeç ndërsa ajo 20 vjeç.

Çifti që përjetuan romancën, që jo shumë besuan për ta, janë Justin Timberlake dhe artistja e njohur Fergie./Telegrafi

Romancën ata e kishin filluar në vitin 1996, derisa Fergie kishte thënë se lidhja e tyre asnjëherë nuk ishte serioze.

Madonna dhe Michael Jackson janë dyshja tjetër që ishin së bashku në vitin 1991, ndërsa folën publikisht në The Oscars.


MË SHUME NGA Magazina