Cakaj, bisedë me ministren e Jashtme të Spanjës: Mbështetje Shqipërisë
BKT
Shqipëri

Cakaj, bisedë me ministren e Jashtme të Spanjës: Mbështetje Shqipërisë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministren e Punëve të Jashtme të Spanjës, Arancha González Laya.

Ministri Cakaj shprehet se “biseduam për çështje të rëndësisë dypalëshe, punën e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, bashkëpunimin përmbajtësor mes dy vendeve brenda OSBE-së dhe ecurinë e organizimit të Unionit për Mesdheun, që do të mbahet së shpejti në Barcelonë”.

“Falënderues për mbështetjen tejet domethënëse të Spanjës në procesin e bisedimeve të Shqipërisë për anëtarësim në BE”, theksoi ai. /ATSh


MË SHUME NGA Shqipëri