Meghan Markle: Gjithçka që bëj, e bëj për Archien
Meghan Markle thotë se gjithçka që bën, i deidikohet djalit të saj.
Meghan Markle ka pranuar se ‘gjithçka’ që bën në jetën e saj pas Mbretërisë është për djalin e saj, Archie, shkruan Elle.
Të martën, 13 tetor, Dukesha e Sussexit diskutoi për ‘lidershipin e guximshëm’ në samitin “Fortune’s Powerful Women Next Gen”, përmes lidhjes me video, gjatë së cilës ajo u pyet nëse mëmësia e ka ndryshuar qasjen e saj se si e sheh udhëheqjen.
Ajo thotë se çdo herë shqetësohet rreth asaj se si mund të bëjë diçka më të mirë për të, “Si mund ta bëj këtë botë më të mirë për Archie dhe ky është një besim i përbashkët mes burrit tim dhe meje”.
Meghan vazhdoi, duke shpjeguar se ndërsa përparësitë dhe pikëpamja e saj kanë ndryshuar që nga ardhja në jetë e djalit të saj të parë Archie në maj 2019, një koncept me të cilin do të pajtoheshin shumë prindër të rinj, ajo është e vetëdijshme për platformën e saj unike.
39-vjeçarja gjithashtu adresoi ‘rreziqet’ që vijnë duke folur publikisht, të cilat janë rritur që kur ajo dhe Princi Harry u larguan si nga familja mbretërore në fillim të vitit.
“Në të njëjtën kohë, unë jam e kujdesshme për ta vendosur familjen time në një pozicion rreziku nga disa gjëra, kështu që përpiqem të jem shumë i qartë me ato që them dhe të mos e bëj atë të diskutueshme, por në vend të kësaj të flas për gjëra që duken mjaft të drejtpërdrejta, sië është ushtrimi i të drejtës tuaj për të votuar. Unë mendoj se kjo është aq e thjeshtë”, shtoi ajo.
Meghan dhe Harry kanë qenë të zëshëm në lidhje me inkurajimin e njerëzve për të votuar në zgjedhjet e ardhshme në SHBA. Meghan është një qytetare amerikane dhe ka jetuar atje me familjen e saj, në Santa Barbara, California, që kur u bë e pavarur financiarisht nga monarkia.
“Gjithçka që po bëj është për Archie, djalin tonë … Ka shumë gjëra për të cilat jam emocionuar,” përfundoi ajo.























