Mësohet se cili aktor do ta zëvendësojë Jamie Dornan në serialin “Dr. Death
Joshua Jackson do ta zëvendësojë Jamie Dornan në “Dr. Death”.
“Dr. Death” thuhet se po merr një yll të ri, shkruan CNN.
Deadline raporton se Joshua Jackson po zëvendëson Jamie Dornan si yllin e serisë së re të kufizuar të Peacock.
Dornan u bë pjesë e serialit vitin e kaluar në shfaqjen e cila bazohet në historinë e vërtetë të neurokirurgut të Dallasit, Dr. Christopher Duntsch i cili u akuzua më 2015 me akuzat e sulmit të rëndë ndaj pesë pacientëve të tij.
Seriali planifikon të tregojë historinë se si disa pacientë të praktikës së tij të ardhshme përfunduan ose të gjymtuar ose të vdekur pas procedurave që ai kreu.
Avokatët e Duntsch argumentuan se ishte një rast i operacioneve të këqija, por prokurorët pretenduan se ai kishte dëmtuar qëllimisht pacientët e tij.
Duntsch u dënua për dëmtim të qëllimshëm të një pacienti të moshuar më 2017 dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Dornan, i njohur më shumë për rolet e tij në “The Fall” dhe “Fifty Shades”, thuhet se u desh të hiqte dorë për shkak të vonesave të xhirimevetë lidhura me pandeminë, duke mos e bërë më të mundshme për programin e tij për ta lejuar atë të luante në projekt.
Jackson, i parë për herë të fundit në serialin “Little Fires Everywhere”, do të marrë rolin dhe do të luajë përkrah Alec Baldwin dhe Christian Slater.
Xhirimet e “Dr. Death” janë planifikuar të fillojë në muajt e ardhshëm.























