Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë"`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Shkelzen Osmani themelues i platformës për kontroll të fakteve apo “fact-checking” – hibrid.info, flet për platformën për kontroll të fakteve të publikuara në media.
Kurse mysafirë të tjerë do të jenë Arta Makolli Kadriu - Nënkryetare e shoqatës “Çamëria” për Kosovë dhe Xhafer Cakolli Zyrtar për media. Ata do të flasin për ekspoziten "e vërteta me fotografi të vjetra".
Kushtrim Islami-Menaxher i Projektit “Pact Partners in Action”, flet për platformën elektronike për mjedis dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Arsim Fetahu - kryeshef ekzekutiv i NP “Termokos”, flet për nisjen e sezonit të ngrohjes në kryeqytet.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























