Real-i e cilëson Camavinga-n si zëvendësuesi adekuat i Pogba-s
Real Madrid-i synon të realizojë transferimin e yllit të Rennes, Eduardo Camavinga nëse dështojnë të realizojnë transferimin e mesfushorit të Manchester United-it, Paul Pogba.
“Los Blancos” ishin të lidhur me francezin në 18 muajt e fundit, derisa Zidane zyrtarisht ka konfirmuar interesimin për ish yllin e Juventus-it.
Sidoqoftë, trajneri Ole Gunnar Solskjaer dëshiron me patjetër ta mbajë Pogba-n dhe i ka ofruar kontratë të re.
Kontrata momentale i skadon në vitin 2021 me mundësi rinovimi edhe për një tjetër, andaj nëse Pogba e rinovon kontratën, tekniku francez do provojë të sjellë mesfushorin Eduardo Camavinga në “Santiago Bernabeu”. Raporton arbreshi.
Sipas Sport Witness, Zidane ka informuar klubin se e do ransferimin e Camavinga-s. Talenti gjithashtu shihet si opsion më i lirë, meqenëse United-i kërkon afro 100 milionë euro.























