Meghan Markle tregon pse hoqi dorë nga rrjetet sociale
BKT
Magazina

Meghan Markle tregon pse hoqi dorë nga rrjetet sociale

Ndonjëherë është më mirë të mos dish. Kështu mendon Meghan Markle, e cila ka mbyllur çdo llogari sociale për ta mbajtur veten larg gjykimit të njerëzve dhe për të mirën e shëndetit të saj mendor.

Ajo e zbuloi këtë fakt gjatë samitit, Gratë më të fuqishme Next Gen, të cilën e ndoqi përmes një videokonference nga vila e saj në Kaliforni.

Ajo gjithashtu shtoi: “Unë jam shumë e shqetësuar për njerëzit që janë të fiksuar me to.”

Gjatë bisedës së saj, Meghan shpjegoi, “kam vendosur që të mos kem asnjë llogari, kështu që nuk e di se çfarë po ndodh atje, dhe në shumë mënyra kjo më ndihmon”.

Markle mbylli profilet e saj personale në vitin 2018, disa muaj para martesës së saj me Princin Harry, ndërsa menaxhimi i faqeve të Sussex Royal në Instagram dhe Twitter, iu ishte besuar disa personave të afërt.

Dukesha e Sussex, gjithashtu, foli për kohën e gjatë që disa njerëz kalojnë në media sociale, duke shprehur shqetësimin e saj për abuzimin dhe varësinë, që sipas saj ngjason me atë që njerëzit kanë nga droga.

“Mendoj se është e pashëndetshme për shumë njerëz,” komentoi ajo.

Por pavarësisht se rri larg rrjeteve sociale, është e pamundur që Meghan Markle të mos diskutohet në rrjet. Dhe mendimet për të nuk janë gjithmonë pozitive. Siç vetë pohoi, në vitin 2019 ajo ishte personi më i sulmuar në botë në internet.

“Ajo që i bëhet shëndetit tuaj mendor dhe emocional është vërtet e dëmshme”.


MË SHUME NGA Magazina