Shqipëria barazon edhe me Lituaninë
BKT
Sport

Shqipëria barazon edhe me Lituaninë

Pas barazimit me Kazakistanin (0-0), Kombëtarja shqiptare, nuk ka mundur të marrë më shumë as në duel me Lituaninë, raporton RTKLive.com.

Lituania dhe Shqipëria u ballafaquan në kuadër të Ligës së Kombeve.  Fraksioni i parë i kësaj përballje, ka dhënë lojë të kënaqshme, derisa skuadra shqiptare provoi të gjejë golin e epërsisë, por tentimet e saj nuk u finalizuan me gol.

Edhe në pjesëlojën e dytë, ishte ekipi shqiptar që e kërkojë më shumë golin, por assesi nuk ia doli që të paktën njëherë ta çoj topin në rrjetë. Rastin më të mirë për Shqipërinë e kishte Seferi.

Pas këtij barazimi, Shqipëria ka pesë pikë dhe renditet e dyta, aq sa ka edhe Lituania në krye të tabelës në Grupin C të Ligës së Kombeve. /RTKLive/