21:34 / 14.10.2020
Greqi-Kosovë, s’ka gola në pjesën e parë
Pa gola është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Greqisë dhe Kosovës, raporton RTKlive.com.
Grekët dhe “Dardanët” përballen në Athinë në kuadër të Ligës së Kombeve. Skuadra jonë në këtë duel ka hyrë pa disa lojtarë kryesore për shkak të lëndimeve.
Grekët kishin iniciativën në terren, derisa skuadra jonë disa herë u hodh në sulm përmes Lirim Kastratit dhe Kolollit.
Duhet cekur së “gardiani” i Kosovës, Aro Muriqi, priti penalltinë e kapitenit të Greqisë, Anastasios Bakasetas duke mos lejuar të preket porta e Kosovës.
Pas pak nis pjesa e dytë. /RTKLive/























