23:00 / 14.10.2020
Portugalia edhe pa Ronaldo-n e fortë për Suedinë
Portugalia ka arkëtuar tri pikë në shtëpi kundër Suedisë, ndeshje e vlefshme për grupin A të Ligës së Kombeve.
Vendasit fituan me rezultat bindës 3 – 0, pavarësisht që nuk ishte i pranishëm ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo që ka rezultuar pozitiv në analizat e koronavirusit.
Bernando Silva në minutën e 21-të pas asistimit së Diego Jota-s ndryshoi shifrat, kurse ishte vet Jota që dyfishojë shifrat në minutën e 44-të, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
Goditjen finale Suedisë ia dha përsëri ylli i Liverpool-it në minutën e 72-të, transmeton arbreshi.
Pas kësaj fitore, Portugalia renditët në pozitën e parë me 10 pikë, aq sa ka edhe Franca, derisa Suedia në të fundit me zero pikë.























