23:12 / 14.10.2020
Kosova ia vështirësoi punët helenëve, ja reagimi i Federatës greke
Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka arritur të nxjerrë asgjë më shumë se një barazim nga ndeshja e sontme në Athinë.
Në kuadër të Ligës C të Kombeve, “Dardanët” janë përballur sonte me Greqinë. Në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytetin grek, Kosova ka barazuar pa gola me Greqinë.
Pas ndeshjes, ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Greqisë për ndeshjen e sontme me Kosovën.
Në një postim me fotografitë nga ndeshja, federata greke duket se është e kënaqur me një pikë sonte.























