05:55 / 15.10.2020
Lajçak sot do të mbajë konferencë për media
Përfaqësuesi Posaçëm i Bashkimit Evropian (PPBE) për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák, do të mbajë një konferencë shtypi në oborrin e Zyrës së BE-së në Prishtinë.
Për shkak të situatës së pandemisë, konferenca për shtyp do të jetë e kufizuar vetëm për gazetarë, kurse fotot dhe video e konferencës për shtyp do të jenë të disponueshme në llogarinë e Facebook-ut të Zyrës së BE-së: @EuropeanUnionInKosovo, YouTube and Flickr.























