Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Marie Royce, viziton Tiranën
BKT
Shqipëri

Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Marie Royce, viziton Tiranën

Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Arsimore dhe Kulturore (ECA), Marie Royce, nis të enjten një vizitë tre-ditore në Tiranë, njofton Departamenti Amerikan i Shtetit.

Zonja Royce do të takohet me anëtarë të lartë të qeverisë shqiptare për të diskutuar mbi bashkëpunimin dypalësh SHBA-Shqipëri në fushat e arsimit dhe kulturës. Ajo do të diskutojë bashkëpunimin e vazhdueshëm të SHBA me Shqipërinë në trashëgiminë kulturore dhe do të vizitojë një projekt të Fondit të Ambasadorit për Trashëgiminë Kulturore.

Për nder të 80 vjetorit të Programit Ndërkombëtar të Lidershipit të Vizitorëve (IVLP), Ndihmës Sekretari Royce do të dorëzojë edhe Çmimin IVLP #FacesofExchange.
Në fund të vizitës në Shqipëri ajo do të interesohet mbi disa projekte të qeverisë amerikane në Shqipëri./RTSH


MË SHUME NGA Shqipëri