09:52 / 15.10.2020
Qentë endacakë, temë diskutimi në takimin e sotëm në nivel vendi
Sot do të mbahet një takim me Këshillin e Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Ky takim pritet ta mbahet me drejtuesit e Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, si dhe me Policinë e Kosovës, për të diskutuar rreth problemit me qen endacakë.
Kohëve të fundit në Kosovë është bërë shqetësues numri i madh i qenve endacakë, të cilët shihen në rrugët e vendit.























