11:02 / 15.10.2020
CR7 kthehet në Torino me avion privat, futet në karantinë
Cristiano Ronaldo u kthye në Itali me avionin e tij privat për të kaluar karantinën në Torino. Portugezi dy ditë më parë u testua pozitiv me Koronavirus. Kjo është deklarata e lëshuar nga klubi i Juventusit:
“Cristiano Ronaldo u kthye në Itali me një fluturim mjekësor të autorizuar nga autoritetet kompetente shëndetësore me kërkesë të lojtarit dhe do të vazhdojë të jetë në izolim në shtëpinë e tij”.
Në momentin kur zbarkoi në Torino, CR7 u transportua nganjë ambulancë për në banesën e tij, ku do të qëndrojë në izolim derisa të shërohet plotësisht. Kuptohet që koha e shkurtër nuk e lejon që të jetë pjesë e Juventusit për ndeshjen e Serisë A ndaj Crotones dhe atë të Championsit me Dinamon e Kievit.























