Mbretëresha Elizabeta del për herë të parë nga izolimi pas shtatë muajsh
Mbretëresha po kryen sot angazhimin e saj të parë publik jashtë një rezidence mbretërore në shtatë muaj, pasi për herë të fundit doli jashtë kur pandemia nuk kishte kapluar globin.
94-vjeçarja u bashkua me nipin e saj, Dukën e Kembrixhit në Laboratorin e Shkencës dhe Teknologjisë së Mbrojtjes (Dstl) në Porton Down afër Salisbury për të takuar shkencëtarët që ofrojnë mbështetje jetësore në përgjigjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj shpërthimit të virusit Covid-19.
Dyshja mbretërore po njiheshin gjithashtu me stafin e përfshirë në reagimin e shpejtë ndaj sulmit të helmimit Novichok në Salisbury në vitin 2018, shkruan DailyMail.

Është hera e parë që Mbretëresha ka ndërmarrë një dalje jashtë rezidencës mbretërore, jashtë familjes së saj të stafit të reduktuar – të quajtur HMS Bubble – për të kryer detyrat e saj si krere e shtetit që para periudhës së bllokimit.
Madhëria e saj fluturoi për në vendin e caktuar me një helikopter, ndërsa Princi William arriti me veturë.
Mbretëresha nderoi kapitenin Sir Tom Moore për mbledhjen e fondeve në korrik në zonën e Kalasë Windsor, ku ajo gjithashtu ruajti një mini-distancë shoqërore me njerëzit përreth.

Ajo kaloi periudhën e izolimit në rezidencën e Berkshire për sigurinë e saj, por ka qenë e zënë pas dyerve të mbyllura, duke kryer audienca telefonike, video-thirrje dhe duke shkruar letra zyrtare.
Masat paraprake të rritura të sigurisë u morën përpara vizitës për të mbrojtur Mbretëreshën kundër coronavirusit.
Të 48 personat që duhej të viheshin në kontakt të ngushtë me mbretëreshën dhe dukën u testuan për COVID-19 nga Dstl.























