15:39 / 15.10.2020
KLGJ i zgjat mandatin vetes: “Tre vjet punë i plotësojmë në dhjetor 2021”
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar vendimin për kohëzgjatjen e mandatit te anëtarëve të tij deri ne dhjetor të vitin 2021.
Kuvendi i Shqipërisë hapi thirrjen për zëvendësimin e dy vendeve vakante, perkatesisht ne këshillin e lartë gjyqësor dhe ne këshillin e lartë te prokurorisë.
Sipas kuvendit, anëtarët e KLP-së, Gent Ibrahimi dhe Sandër Beci, si dhe anëtarët e KLGJ-se Maksim Qoku dhe Erjon Muharremaj e përfundojnë mandatin e tyre 3 vjeçar, në shkurt të vitit tjeter.
Por dy institucionet nuk janë dakord me këtë vendim, pasi pretendojnë se ato e kane filluar zyrtarisht punën në dhjetor të 2018-ës./VP























