Mustafa sërish vishet kuqezi
BKT
Sport

Mustafa sërish vishet kuqezi

Argjend Mustafa do të vazhdojë të jetë pjesë e Drenicës edhe në këtë sezon futbollistik.

I larguar nga kuqezinjtë në fund të edicionit të kaluar, ish-mesfushori i Partizanit, Laçit dhe Kamzës ka vendosur të vazhdojë karrierën në Skenderaj duke firmosur një kontratë të re 1-vjeçare me Drenicën.

Lajmi për afrimin e 28-vjeçarit është konfirmuar nga vetë klubi i Ipko Superligës së Kosovës.

“Mesfushori nga Vushtrria, është rikthyer në klubin tonë dhe ai tashmë do të vazhdojë të mbroj ngjyrat ‘kuq e zi’ të Drenicës. Mustafa nga sot i është bashkuar ekipit në stërvitje”, thuhet në njoftimin e klubit nga Skenderaj, që sezonin e ri ka grumbulluar pesë pikë në po kaq ndeshje.