El Clasico, merret vendimi për tifozët
BKT
Sport

El Clasico, merret vendimi për tifozët

Nuk do të ketë tifozë në stadiumet e futbollit në Katalonja, as për Champions League dhe as për sfidat e La Ligas.

Ministri i Shëndetësisë, Alba Verge, beson se është e pamundur që të ketë një vendim tjetër duke parë situatën e vështirë nga pandemia e koronavirusit në rajonin e Katalonjës.

Ende nuk dihet nëse një kufizim i tillë do të zbatohet gjatë gjithë sezonit, por me siguri që “El Clasico” kundër Real Madrid, e planifikuar për në datën 24 tetor, do të luhet pa tifozë, raporton albeu.

Një lajm i keq për Barcelonën që shpresonte që të kishte mbështetjen e tifozëve në javën në vijim, teksa humbjet vijojnë të jenë të frikshme në aspektin financiar.