Munishi: E kemi ditur se do të jetë vështirë, por ia dolëm
BKT
Sport

Munishi: E kemi ditur se do të jetë vështirë, por ia dolëm

Ballkani i Ismet Munishit ka vazhduar aty ku e la para pushimit disa ditor të kampionatit elitar, teksa në kuadër të javës së 6-të e mposhti Arbërinë në Obiliq, me rezultat 4:2.

Tekniku i “portokallinjëve” u nda tejet i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët e tij në këtë përballje, teksa theksoi se mbetet i kënaqur edhe me paraqitjen e futbollistit Mevlan Zeka, i cili është duke u rikthyer në formën optimale.

“E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi që rezultatet e Arbërisë nuk janë të rastësishme. Ndeshje i’u kemi qasur me angazhim pothuajse 120% dhe jam i kënaqur me paraqitjen e secilit futbollistë, sikurse të atyre që startuan, po ashtu edhe të atyre që u inkuadruan në lojë”.

“Krahas fitores jam i kënaqur që edhe Mevlan Zeka po rikthehet në formën e duhur dhe po tregon që është një futbollist cilësor. Ne kemi nevojë për të dhe secilin futbollistë, pasi që kemi orarin e ngjeshur të ndeshjeve dhe na duhet freski”, deklaroi Munishi pas ndeshjes.