PSD aksion simboli kundër Lajçakut, policia arreston dy aktivistë të saj
BKT
Lajme

PSD aksion simboli kundër Lajçakut, policia arreston dy aktivistë të saj

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik para Zyrës së BE-së në Kosovë, duke kundërshtuar rolin e komisarit, Miroslav Lajçak, i cili nga Beogradi kërkoi ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Por gjatë këtij aksioni Policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistët e PSD-së, Frashër Krasniqin dhe Zgjim Hysenaj.

Ata janë arrestuar për shkak te mbishkrimeve që kanë vënë në mure afër zyrës së BE-së, gjatë aksionit simbolik.

Teutë Rrusta, aktiviste e PSD-së, para aksionit foli para mediave ku tha se komisari Lajçak nuk e ka në plan përmirësimin e as zgjidhjen e konfliktin mes dy vendeve.

Rrusta: Komisari Lajçak nuk e ka në plan përmirësimin e as zgjidhjen e konfliktin

"Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për ndërmjetësim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Lajçak, sot na dërgoi porosinë nga Beogradi lidhur me Asociacionin i cili tha se ky do të bëhet madje dhe duke ndërruar Kushtetutën e Kosovës. Komisari Lajçak ka zgjedhur Beogradin për të na dërguar një mesazh problematik i cili vetëm sa e përjetëson konfliktin mes dy popujve. Përmes kësaj qasje Komisari Lajçak nuk e ka në plan përmirësimin e as zgjidhjen e konfliktin, zgjidhjen e problemit, por në fakt ai me ngulm po kërkon formimin e Asociacionit i cili është në baza etnike i cili vetëm sa ndan Kosovën për brenda në baza etnike në njërën anë dhe në anën tjetër e ngrin problemin me Serbinë edhe më tutje", tha ajo.

PSD-ja po vlerëson se Miroslav Lajcak po luan një rol neutral karshi njohjes së shtetësisë së Kosovës, madje akuzuan edhe BE-në për të cilën tha se po luan një rol problematik.

Rrusta: Bashkimi Evropian po i ndan popujt

"Ky Komisar i cili qëndron neutral karshi njohjes që duhet bërë nga Serbia në raport me Kosovën. Bashkimi Evropian në këtë rast po e luan një rol problematik, ai po i ndan popujt në vend që të kontribuonte në rregullimin e raporteve, në vend që të kontribuonte në paqen midis popujve dhe barazi midis tyre", tha ajo.

Deklarata e Përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për ndërmjetësim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, se Kushtetuta e Kosovës nuk është Bibël dhe se mund të ndryshohet, ka ngjallur reagime të shumta në vend


MË SHUME NGA Lajme