Larg aktrimit, zbulohet projekti sekret i Angelina Jolie

Larg aktrimit, zbulohet projekti sekret i Angelina Jolie

Angelina Jolie e kaloi karantinën duke punuar për një libër të ri.

Lajmi u njoftua nga organizata e të drejtave të njeriut “Amnesty International”, që njoftoi se aktorja bashkëpunoi me ta për një libër të ri, i cili pritet të dalë në shtatorin e vitit të ardhshëm.

Sikurse mësohet, libri do të titullohet  “Know Your Rightws (And Claim Them)” (Njihni të Drejtat tuaja (Dhe Kërkojini Ato), dhe ka si qëllim kryesor që të ndihmojë të rinjtë të kuptojnë të drejtat themelore të njeriut.

Sipas Amnesty International, libri është një “vizion për të gjithë të rinjtë që të dinë dhe të jenë në gjendje të kërkojnë të drejtat e tyre, pa marrë parasysh kush janë ata ose ku jetojnë”.

Ky nuk është libri i parë i aktores. Në vitin 2003, ajo shkroi gjithashtu një libër të quajtur “Notes from My Travels: Visits with Refugees in Africa, Cambodia, Pakistan and Ecuador” (Shënime nga Udhëtimet e Mia: Vizita me Refugjatët në Afrikë, Kamboxhia, Pakistan dhe Ekuador), në të cilin tregonte mbresat dhe rrëfimet personale gjatë udhëtimit humanitar që kreu në ato vende.