Teigen dhe Legend për herë të parë dalin në publik, pas humbjes së foshnjës

Teigen dhe Legend për herë të parë dalin në publik, pas humbjes së foshnjës

Chrissy Teigen është parë për herë të parë nën shoqërinë e John Legend, pasi humbën fëmijën e tyre para se të lindte.

34-vjeçarja përmes rrjeteve sociale kishte bërë të ditur edhe gjininë e foshnjës, e që ishte djalë, shkruan The Sun.

Pas kësaj, gjatë kësaj ditës së sotme (e premte) ata janë parë në parkingun e Bristol Farms.

Bukuroshja brune mbante të veshur një fustan portokalli, ndërsa për shkak të pandemisë coronavirus ajo kishte edhe një maskë mbrojtëse.

Ndërkaq, 41-vjeçari është parë me një bluzë shumë-ngjyrëshe, teksa në pjesën e poshtë një palë pantallona me ngjyrë të errët.

Çifti i njohur ishin shumë të entuziazmuar për fëmijën që do vinte në jetë, ku edhe bënë të ditur emrin e tij.

Gjatë kohës së vështirë që ajo kaloi, numër i konsiderueshëm i miqve dhe fansave treguan mbështetje ndaj saj. /Telegrafi/