Kevin De Bruyne mungon ndaj Arsenal, kthehet Aguero
BKT
Sport

Kevin De Bruyne mungon ndaj Arsenal, kthehet Aguero

Problemet te Manchester City nuk kanë të ndalur.

Mesfushori belgm Kevin De Bruyne, tërhiqej nga skuadra kombëtare e Belgjikës, pas një dëmtimi gjatë grumbullimit për Ligën e Kombeve.

Pep Guardiola ka konfirmuar se lojtari nuk do të jetë gati për minutat kundër Arsenal.

Gjithsesi, lehtësime vijnë rreth Sergio Aguero, i cili ndaj Arsenal mund të shënojë rikthimin e tij.

“Për fat të keq, De Bruyne është jashtë, por pjesa tjetër e skuadrës janë kthyer mirë”, ka thënë Guardiola.

“Nuk besoj të jetë dëmtim serioz, por ndeshja e radhës e gjenë jashtë. Do të shohim”, shtoi katalani.

Tutje, trajneri i Man City ka folur edhe për Sergio Aguero. “Ai është stërvitur mirë dhe jemi të lumtur. Kemi nevojë për një sulmues”, ishin fjalët e Guardiola.

Manchester City do të ketë një test mjaft të vështirë në Premierligë këtë fundjavë, kur luan kundër Arsenal, pas një starti aspak të mirë në ndeshjet e para.