Shkëndija mysafire e Vardarit, kuqezinjtë duan fitore në Shkup
Me përfundimin e ndeshjeve të Nations League, fundjava është në sfidave të kampionateve.
Në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të javës së 9-të, Shkëndija e Tetovës do të jetë mysafire e Vardarit të Shkupit.
Kuqezinjtë tetovarë duken të gatshëm për këtë sfidë edhe përkundër faktit se në pauzë kanë punuar në formacion jo të kompletuar.
Egzon Bejtullai (Maqedonia e Veriut) dhe Leard Sadriu (Kosova U-21) ishin të grumbulluar me ekipet përfaqësuese, më vonë ftesë morën edhe Ennur Totre dhe Ljupço Doriev (Maqedonia e Veriut).
Gjithsesi stafi teknik beson se skuadra e ka shfrytëzuar mirë pauzën dhe do të vazhdojë rrugën e rezultateve pozitive edhe në transfertën e së shtunës, në Shkup.
Egzon Bejtullai do të jetë mungesa e madhe në formacionin kuqezi, pasi kapiteni doli i lënduar nga sfida Maqedoni e Veriut-Kosovë, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.
Dy deri tri javë do të duhen për t’u kthyer në lojë dhe përfundimisht për të mbetet e humbur ndeshja e nesërme. Totre, Doriev e Sadriu kanë punuar me ekipin dy ditët e fundit dhe janë në dispozicion të trajnerit Gjoka, ndërsa fatmirësisht nuk ka ndonjë mungesë tjetër para këtij dueli.
Shkëndija nuk njeh humbje nga Vardari në 12-të përplasjet e fundit, prej të cilave 8 janë kampionale dhe 4 të Kupës. Kuqezinjtë shkojnë në Shkup për të vijuar ecurinë pozitive përballë një Vardari që, pas disa viteve rivalitet, kësaj radhe duket jashtë luftës për titull.
Përballja Vardar-Shkëndija e Tetovës do të nisë në orën 14:30.























