Lajm shumë i mirë për Arb Manajn
BKT
Sport

Lajm shumë i mirë për Arb Manajn

Reprezentuesi i Kosovës U21 dhe ish-futbollisti i Trepçës ’89, Arb Manaj pritet të debutojë sot (e shtunë) me ekipin e tij, Ankara Keçiorengucu.

Futbollisti nga Klina është vendosur në formacionin startues të trajnerit Ilker Puren për sfidën e kësaj xhiro përballë Umraniyesporit.

Lojtari tjetër nga Kosova, Ilir Mustafa nuk është ftuar fare për këtë takim. Kurse në anën tjetër Edon Hasani vazhdon të mbetet në fazën rehabilituese nga lëndimi që e pësoi javë më parë.

Manaj u transferua në ditët e fundit të afatit kalimtar te ekipi turk, i cili bën gara në Ligën e Parë të futbollit në Turqi.