Dy gola për 6 minuta, Rroca dhuron spektakël në kampionatin turk
BKT
Sport

Dy gola për 6 minuta, Rroca dhuron spektakël në kampionatin turk

Eduart Rroca heroi i Istanbulsporit në Ligën e Parë turke.


Ish-mesfushori i Luftëtarit dhe Kukësit në Kategorinë Superiore, ka realizuar dopietë në harkun kohor të 6 minuta, duke kaluar në avantazh të dyfishtë skuadrën e tij, përballë Samsunsporit në transfertë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në minutën e 52-të, shqiptari realizoi golin e dytë.

Për t’i dhënë akoma më shumë magji paraqitjes fantastike të tij, 27-vjeçari tundi sërish rrugën e rrjetës në minutën e 58-të, duke ngritur shifrat në 0-2.