Prishtina dërrmon Besën, Oto John shënon het-trik, Drenica shokon Llapin
BKT
Sport

Prishtina dërrmon Besën, Oto John shënon het-trik, Drenica shokon Llapin

Prishtina i është rikthyer fitoreve në elitën e futbollit tonë, duke e deklasuar Besën e Pejës, me rezultat 4-0, të shtunën në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të javës së gjashtë, raporton RTKLive.com.

Prishtinasit gjatë terë ndeshjes ishin ekip më i mirë në terren sesa skuadra pejane. Njeriu i ndeshjes padyshim se ishte sulmuesi Oto John, i cili shënoi het-trik në minutën e 3-të dhe 25-të dhe 59-të, derisa golin e katërt për kryeqytetasit e realizoi Mërgim Pefqeli në minutën e 75-të.

Ndërkohë, fitore të madhe sot ka arritur edhe Drenica e cila në udhëtim mundi Llapin, me rezultat 0-1.

Hysen Tahiri në minutën e 54-të shënoi golin e fitores për trepikëshin tejet të rëndësishme për kuqezinjtë nga Skenderaj. /RTKLive/