16:27 / 17.10.2020
Ramadani: I uroj futbollistët për fitore, testin e vërtetë ndaj Feronikelit
Pas disa rezultateve zhgënjyese, FC Prishtina është rikthyer në rrugën e fitoreve.
Skuadra që drejtohet nga Zekirija Ramadani ka mposhtur Besën me rezultat të thellë, 4:0 në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës.
Pas ndeshjes, trajneri Ramadani u shpreh i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.
“I uroj futbollistët për fitore, pasi që krijuan shumë raste dhe arritën të konkretizonin disa prej tyre", deklaroi Ramadani për "ArtSport", përcjell zëri.
"Objektivi ynë për këtë takim ishin tre pikët dhe ia dolëm. Testin e vërtetë do ta kemi në mesjavë ndaj Feronikelit", tregoi ai.
"Kemi punuar gjatë kësaj periudhe pushimi dhe me të vërtetë do të shohim nëse kemi patur progres apo jo”, shtoi trajneri shkupjan.























