Shkëndija ‘rrah’ keq Vardarin
Shkëndija e Tetovës e ka mposhtur me rezultat 1-5 duke vazhduar ecurinë e tyre pa humbje në kampionatin e Maqedonisë së Veriut edhe pa 9 ndeshjeve.
Ishte një dominim i Shkëndijes që nga minuta e parë për të vazhduar kështu me hapa të sigurt drejt titullit kampion
Shkëndija e Tetovës ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin vendor, duke fituar sot me rezultat 1-4 në Shkup kundër Vardarit.
Ishte menduar që Vardari do t’i nxirrte problem Shkëndijës por nuk doli kështu pasi që skuadra e Ernest Gjokës ia doli që ta fitojë këtë takim.
Pjesa e parë filloi më mirë për Vardarin ku shënuan në minutën e 11-të, Jovan Popzlatanov. Shkëndija reagoi për të shënuar edhe dy herë në pjesën e parë, fillimisht në minutën e 15-të me Florent Ramadanin kurse rezultatin e përmbysi Valon Ahmedi në minutën e 40-të.
Pjesa e dytë ishte e tëra e Shkëndijës ku ata shënuan edhe tri herë. Fillimisht ishte Besart Ibraimi që shënoi në minutën e 61-të, kurse më vonë shënuan edhe Totre në minutën e 81-të dhe në minutën e 86-të ishte Ahmedi për ta shënuar golin e pestë dhe të fundit për Shkëndijen.























