07:26 / 18.10.2020
1 mijë e 485 raste aktive me Covid-19, 14 mijë e 614 të shëruar
Javën e fundit është rritur numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë.
Vetëm gjatë ditës së shtunë u shënuar 148 raste të reja, por është rritur edhe numri i testimeve.
Madje të shtunën u shënua një rekord testimesh, 1028 sosh.
Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 në Kosovë tashme ka arritur 16.754 nga 79.189 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes.
Deri më sot numri i të shëruarve është gjithsej 14.617, kurse numri i rasteve aktive është 1.485.























