09:18 / 18.10.2020
Nuk respektojnë masat anti-Covid, 943 tiketa të shqiptuara
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë shqiptuar 943 tiketa në bazë të ligjit Covid – 19
Sipas informatave, shumica e dënimeve janë për shkak të mos bartjes së maskës.
Policia gjithashtu ka shqiptuar 1487 tiketa trafiku.























