Solskjaer: Ky është karakteri i duhur i Unitedit

Solskjaer: Ky është karakteri i duhur i Unitedit

Manchester United u rikthye te fitorja në kampionat mbrëmjen e kaluar. Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer fitoi 1-4 në fushën e Newcastle, duke rikthyer disi qetësinë pas disfatës së turpshme 1-6 në shtëpi me Tottenham.

Trajneri i “Djajve të Kuq” foli rreth triumfit ndaj “Qymyrxhinjve”, duke vlerësuar reagimin e djemve në tij. Nuk mungon një koment për kapitenin Harry Maguire, i cili realizoi një nga golat e “pokerit”.

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne, sidomos prej faktit që erdhi pas humbjes së fundit që pësuam në shtëpi. U treguam të shkëlqyer në përmbysjen e rezultatit dhe shfaqëm karakterin e duhur.

E menaxhuam mirë goditjen e madhe që morëm me Tottenham dhe u drejtuam nga një kapiten frymëzues. Maguire zhvilloi një ndeshje super. Shënoi gol dhe dha shembull të mirë në fushë.

Harry është gjithmonë pozitiv dhe është kënaqësi ta kesh përkrah. Jam shumë i lumtur për të, pasi ka kaluar disa javë shumë të vështira“, deklaroi Solskjaer.