Sterling: Nuk luajta mirë, triumf në kohën e duhur

Sterling: Nuk luajta mirë, triumf në kohën e duhur

Tre pikët merren edhe falë një goli të vetëm. Kështu i ndodhi Manchester Cityt, që iu fal realizimit të Rahem Sterling për të mposhtur në shtëpi Arsenalin e Mikel Artetës me rezultatin minimal 1-0.

Sulmuesi anglez, i cili dje mbajti shiritin e kapitenit, dërgoi topin në rrjetë në mesin e pjesës së parë, duke rikthyer “Cityzens” te fitorja në kampionat pas dy javëve, në të cilat kishin marrë vetëm një pikë.

“Kemi humbur disa pikë në ndeshjet e para, kështu që ishte shumë e rëndësishme të riktheheshim te fitorja. Sapo jemi kthyer nga ndeshjet e kombëtareve, kishim nevojë për një ndeshje të mirë dhe tre pikë.

Suksesin na shton besimin për vazhdimësinë e sezonit. Goli? Nuk ishte një nga ndeshjet e mia më të mira, por ndihem mirë që ia dola të ndihmoj ekipin“, deklaron Sterling për Sky Sports.


MË SHUME NGA Sport