Drita-Gjilani mbyllet pa fitues dhe pa gola

Drita-Gjilani mbyllet pa fitues dhe pa gola

Derbi i madh i futbollit kosovar ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, i cili u zhvillua sot në kuadër të javës së 6-të në Superligë, është mbyllur pa fitues dhe pa gola (0:0).

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan ishte mjaft e fortë, por i mungoi spektakli i zakonshëm, pasi u zhvillua pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë Covid-19. Në pjesën e parë ishte Drita që u shfaq më e mirë në fushën e lojës, por nuk arriti të shfrytëzojë asnjërën prej rasteve të krijuara. Ndërkohë, në pjesën e dytë ishte Gjilani që e menaxhoi më mirë lojën, megjithëse të dyja palët patën disa raste shënimi.


MË SHUME NGA Sport