Edhe në Mitrovicë munguan golat, Duro debuton me barazim te Feronikeli

Edhe në Mitrovicë munguan golat, Duro debuton me barazim te Feronikeli

Pas derbit Drita - Gjilani, edhe ndeshja tjetër Trepça ’89-Feronikeli ka përfunduar pa fitues.

Ndeshja e fundit në kuadër të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës, ka prodhuar lojë interesante, sidomos në 45 minutat e dytë, ku Trepça'89 pati disa raste të mira shënimi, ndër të cilat ishte edhe ajo e Muharrem Jasharit në minutat shtesë, gjuajtjen e të cilit nga brendësia e zon e priti portieri i skuadrës nga Drenasi.

Kësisoj, aventura e Klodian Duros te Feronikeli nisi me barazim, por që mbetet të shihet në javët në vazhdim se sa do të arrijë ta riogranizojë skuadrën.

Me barazimin e sotëm, ’89-shi shkon në kuotën e shtatë pikëve pas gjashtë ndeshjeve, kurse Feronikeli merr pikën e gjashtë në po aq ndeshje të luajtura.


MË SHUME NGA Sport