Ky është programi i nesërm "Mirëmëngjesi Kosovë"
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga Los Anxhelosi do të jetë Skender Beck - këngëtar, tekstshkrues dhe rock artist, i cili do të flas për rrugëtimin muzikor.
Kurse Sazan Ibrahimi, Drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, flet për promovimi e standarteve evropiane të demokracisë lokale.
Në lidhje të drejtpërdrejt do të jetë edhe Naile Rrustolli Terapiste, Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë, e xila do të flas për iniciativën "Kontribo pavarësimin tim".
Ndërsa lidhja tjetër e drejtpërdrejt do të jetë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës me Besim Aliun i cili do të nja njoftojë se çfarë moti na pret në ditët në vijim.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së























